Më 15-16 Maj 2022, patëm nderin dhe kënaqësinë të presim dhe shoqërojmë Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Departamentit të Shtetit të USA dhe Ish Drejtori i CIA, gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA.
Gjatë vizitës u arrit nënshkrimi i marrëveshjes së rëndësishme midis kompanisë amerikane Linden Energy, kompanisë bullgare Overgas, si dhe asaj shqiptare Albgas, për linjën e transmetimit dhe rigazifikimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, me një rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike për rajonin.
Gjithashtu Z. Pompeo zhvilloi takime me Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Z. Taulant Balla Kryetar i shumicës parlamentare, Zj. Belinda Balluku, Zv. Kryeministre, ministra, deputetë, si dhe me përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar.
Tiranë, 16 Maj, 2022