Hyseni&Asocciates Law Firm pati kënaqësinë të mirëpriste mbledhjen periodike të EuroLatam Lex.
Që nga themelimi në vitin 2016, EuroLatam Lex është shndërruar në një komunitet të vërtetë profesionistësh dhe firmash ligjore, të bashkuar jo vetëm nga ekspertiza juridike, por mbi të gjitha nga vlerat, besimi dhe vizioni i përbashkët për të ofruar zgjidhje ligjore të integruara në një botë gjithnjë e më globale.
Pata nderin ta drejtoj këtë takim në Tiranë, mes kolegësh dhe miqsh avokatë nga vende të ndryshme, duke forcuar edhe më tej urat e bashkëpunimit që EuroLatam Lex ka ndërtuar ndër vite.
Forca e këtij rrjeti qëndron pikërisht tek bashkëpunimi i sinqertë mes profesionistëve nga kontinente të ndryshme, duke dëshmuar se për të operuar globalisht nuk është e nevojshme të jesh fizikisht i pranishëm në çdo vend mjafton të jesh pjesë e një rrjeti të fortë, të besueshëm dhe të përkushtuar.
Mirënjohës për besimin, shkëmbimin e ideve dhe energjinë pozitive që e bëri këtë takim kaq të vlefshëm.
