Inagurimi i zyrës rajonale të Straife për Ballkanin në Tiranë

Njoftime
Dhjetor 3, 2022

Inagurimi i zyrës rajonale të Straife për Ballkanin në Tiranë

Dhjetor 3, 2022

         

Selia e Straife në Ballkan do të jetë me seli në Tiranë dhe është një sipërmarrje e përbashkët midis Straife dhe Hyseni & Associates Laë Firm, një kompani lider rajonale ligjore e drejtuar nga një numër ish-zyrtarësh të lartë të administratës dhe institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit. Zyra e Straife për Ballkanin në Tiranë do t'i bashkohet 10 vendeve të tjera globale, duke përfshirë Houston, Ëashington DC, Nju Jork, Londër, Bruksel, Dublin, Stamboll, Ankara dhe Sofje.

         

Straife, një kompani globale e menaxhimit të riskut dhe konsulencës, ofron shërbime për individët, korporatat dhe qeveritë. Ekipi i Straife me ekspertë në çështje të njohura globalisht përfshin ish-zyrtarë të qeverisë dhe të zbatimit të ligjit, diplomatë, ushtarakë dhe drejtues të korporatave. Në sektorin privat, Straife fokusohet në ofrimin e këshillimeve mbi riskun, duke përfshirë përputhjen me kërkesat rregullatore lokale dhe globale, sigurinë kibernetike, investigime, zhvillimin e strategjisë së korporatës dhe zgjidhje të tjera të menaxhimit të riskut. Në sektorin publik, Straife ofron gjithashtu përputhshmëri teknike, trajnime, siguri kibernetike dhe zgjidhje të tjera për sigurinë kombëtare.

Filozofia jonë është t'u ofrojmë klientëve tanë një përfaqësim ligjor cilësor profesional dhe një ekspertizë ligjore te qëndrueshme