Konferenca e Straife Balkan

Njoftime
Maj 21, 2024

Konferenca e Straife Balkan

Maj 21, 2024
Kjo konferencë kishte në fokus politikat dhe zhvillimet e fundit legjislative të Bashkimit Europian, ku dhe u diskutua rreth impaktit potencial të tyre mbi Shqipërinë si një vend me statusin kandidat për të aderuar në BE dhe efektet e tyre mbi zhvillimin e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konferenca kishte një numër të lartë pjesëmarrësish të shquar si përfaqësues nga parlamenti, Bashkia e Tiranës, nga institucionet qëndrore shtetërore, AMCHAM ku në veçanti mund të përmendim: Z. Erion Veliaj, Znj. Jorida Tabaku, Znj. Etilda Gjonaj, Z. Eduard Shalsi, Z. Arben Pëllumbi, Z. Neritan Mullaj, Z. Ali Aslan, Z. Samir Mane, Z. Lorik Fejzullahu, Z. Joseph Fleming, si dhe shumë të ftuar të tjerë nga rradhët e biznesit kryesor në vend dhe të rajonit.
Straife është një kompani me një shtrirje globale në 7 shtete,e cila nëpërmjet zyrave në Bruksel dhe në Tiranë, do të jetë me pranë biznesit shqipëtar dhe të ballkanit si një partner dhe një suport me nivelin më të lartë të ekspertizës dhe konsulencës.
Duke i përgëzuar për realizimin e jashtëzakonshëm të kësaj konference i urojmë partnerit tonë, Straife, suksese në organizimet e mëtejshme dhe jemi optimist për bashkëpunim në të ardhmen.
 

Filozofia jonë është t'u ofrojmë klientëve tanë një përfaqësim ligjor cilësor profesional dhe një ekspertizë ligjore te qëndrueshme