Z. Alket Hyseni mori pjesë si përfaqësues i Straife Balkan dhe H&A Law Firm në Konferencën e Parë të “EU – Western Balkans Investment” 2025, zhvilluar në Tiranë. Kjo ngjarje historike mblodhi në Shqipëri vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit më të lartë të Bashkimit Europian, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen, dhe Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, si edhe investitorë strategjikë, partnerë dhe institucione ndërkombëtare financiare nga e gjithë bota.
Konferenca shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ekonomik midis rajonit dhe Bashkimit Europian, duke krijuar një terren të ri për bashkëpunime strategjike dhe investime të qëndrueshme.
Pjesëmarrja e z. Hyseni në këtë konferencë si përfaqësues i Straife Balkan dhe H&A Law Firm, dëshmon përkushtimin ndaj forcimit të bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitjes së investimeve strategjike që mbështesin integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në tregun europian dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në të gjithë rajonin.