2024 EURO LATAM LEX CONGRESS

Njoftime
Nëntor 20, 2024

2024 EURO LATAM LEX CONGRESS

Nëntor 20, 2024

Në vijim të aktiviteteve ndërkombëtare të zhvilluara nga World Jurist Association dhe World Law Foundation, Hyseni & Associates anëtarësohet në Euro Latam Lex në këtë rrjet të kompanive ligjore lider.

Z. Alket Hyseni, President i Hyseni and Associates dhe Drejtor i Straife Balkan ishte pjesë i një prej paneleve më të rëndësishme të Kongresit EURO LATAM LEX të mbajtur në Madrid, me temë "Mundësitë e Biznesit Lokal". Si një nga folësit e këtij paneli ai u ndal te mundësitë që Shqipëria ofron për biznesin si dhe reformat e rëndësishme të zbatuara gjatë këtyre viteve, veçanërisht në fushën e drejtësisë, investimeve të huaja dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike.

Përgjatë këtij kongresi z. Hyseni pati kënaqësinë të takonte sërisht z. Javier Cremades, President i World Jurist Association, President i EURO LATAM LEX, President dhe Themelues i Cremades & Calvo – Sotelo Law Firm; znj. Angela Montoya, CEO i World Law Foundation; z. Jose Antonio Carnevali, Drejtor i EURO LATAM LEX.

Filozofia jonë është t'u ofrojmë klientëve tanë një përfaqësim ligjor cilësor profesional dhe një ekspertizë ligjore te qëndrueshme