H&A Law Firm sh.p.k. u përfaqësua në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë sa i takon njësimit të praktikës gjyqësore njoftuar më herët. Diskutimi lidhej me castin e lindjes së borxhit doganorë. Kolegji Administrativ i Gjykates së Lartë pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi:
Lënien në fuqi të Vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjen me palë ndërgjygjëse. Shoqëria Marxh sh.p.k. kundër Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me objekt Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit Nr. 1806 datë 04.04.2011, të Degës së Doganës Tiranë në lidhje me pretendimin e mbledhjes së borxhit doganor përtej kalimit të afatit 3 vjeçar të njoftimit të parashikuar në nenin 236 të Kodit Doganor të mëparshëm pika 3, e cila gjen zbatim dhe ne Neni 97 pika 1 Kodi Doganor aktual.
Praktika Gjyqësore për çështjen objekt gjykimi do të shërbejë si precedent në raste identike apo të ngjashme në procese administrative përballë autoriteteteve doganore.